osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandalin Fullani e vazhdon Sejko: Lumë shpenzimesh, ish-Hotel Dajti “gërmadhë” dhe për dy vite

Skandalin Fullani e vazhdon Sejko: Lumë shpenzimesh, ish-Hotel Dajti “gërmadhë” dhe për dy vite

Banka e Shqipërisë mund të quhet padyshim institucioni që ka bërë abuzime të shumta me tenderat dhe është përfshirë në skandale. Sa kohë që në krye të saj ishte Ardian Fullani ndodhën shumë ngjarje, ndërkohë që abuzimi më i madh ndodhi me rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit, i cili ende është në proces punimesh.

Por të paktën dhe për dy vite ai do të vijojë të mbetet gërmadhë, pasi Sejko ka paralajmëruar se punimet do të përfundojnë në vitin 2020. Një gjë e tillë është bërë e ditur në planin e BSH për vitin 2018-2020. “Përfundimi me sukses i rikonstruksionit të ish-Hotel “Dajtit” do të bëjë të mundur akomodimin në kushte optimale të personelit të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë afatgjatë, duke siguruar njëkohësisht proceset e punës së institucionit dhe ruajtjen e vlerave historike kulturore të ndërtesës”, thuhet aty.

Rikonstruksionin e kësaj godine e nisi Ardian Fullani, por më pas e vijoi Sejko, me të njëjtën linjë. Tenderi u fsheh, po ashtu kompanitë fituese dhe vlera. Momentalisht punimet nuk janë as në çerek të tyre dhe BSH do i duhen edhe 2 vite kohë që godina të përfundojë. Kur në krye të BSH ishte Ardian Fullani, u ble godina e ish-hotel “Dajtit”, u miratua projekti, u miratuan fondet dhe leja ndërtimore. Ndërsa në periudhën gusht – shtator 2016, periudhë pas emërimit të Sejkos, Banka e Shqipërisë hartoi specifikimet teknike për procedurën e prokurimit të rikonstruksionit të godinës së ish-hotel “Dajtit” sipas projektit të pranuar prej saj që në vitin 2013 dhe të miratuar nga KKT.

Gjatë muajit tetor 2016, BSH publikoi në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” njoftimin për shprehje interesi, për procedurën e rikonstruksionit të godinës së ish-hotel “Dajtit”. Në përgjigje të këtij njoftimi, pranë Bankës së Shqipërisë shprehën interesin për pjesëmarrje në tender 10 kompani. Pas kësaj, gjithë tenderi u mbajt i fshehtë dhe rriti dyshimet për abuzime.

Sejko do tjetër godinë të re

Por edhe pse ish-Hotel Dajti është shndërruar në një gangrenë abuzimi, guvernatori ka bërë me dije se do të nisë procedurat për të ngritur një godinë të re për emisionin e parasë. “Realizimi i këtij projekti synon krijimin e mjediseve sipas standardeve mbi të cilat operojnë bankat qendrore, duke mbajtur në konsideratë kushtet optimale të punës për punonjësit dhe standardet teknike, për një proces sa më efikas të menaxhimit të parasë”, thuhet në planin e BSH.

Por skandali është se godina e misionit të parasë ka vetëm 6 vjet që është ndërtuar dhe ka standarde europiane. Më 26 tetor 2012 ish-guvernatori Ardian Fullani dhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode inauguruan Qendrën e Emisionit të Monedhës. Vetë BSH deklaronte në atë kohë se ndërtesa e Qendrës së Emisionit të Monedhës është ndërtuar në frymën e një arkitekture moderne, ku spikasin dy skajet rrethore të saj të cilat simbolizojnë monedhën.

Po ashtu u bë me dije në atë kohë se ajo karakterizohet nga një nivel i lartë infrastrukture dhe është e pajisur me sisteme teknologjie të përparuara që do të përdoren për përpunimin e parasë. “Me përfundimin e kësaj ndërtese të re, përpunimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Bankën e Shqipërisë do të kryhet sipas standardeve të simotrave evropiane”, deklaronte banka. Pyetja që lind është: Nëse kjo ndërtesë është sipas të gjitha standardeve, atëherë pse Sejko kërkon një godinë të re?/Kliti TOPALLI