Lajmi në lidhje me kërkesën për pezullimin e ekipit të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet e UEFA-s për shkak të trukimeve të dyshuara, ka bërë bujë në mediat e vendeve fqinjë, të cilat e kanë bërë fakt të kryer përjashtimin e ekipit korçar.
Gjithashtu Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA i kërkon UEFA-s që përpos përjashtimit për 10 vjet nga kompeticionet europiane, Skënderbeu të dënohet dhe me 1 milion euro gjobë për akuzën e trukimit të ndeshjeve.
“Kaos Skënderbeu, përjashtohet 10 vite nga kompeticionet e UEFA”, shkruan GOAL.com, një nga portalet më prestigjioze të lajmeve sportive.
“Skënderbeu, 10 vite skualifikim për trukim ndeshjesh”, shkruan Tuttomercatoweb.
“Skënderbeu përjashtohet 10 vite nga aktivitetet evropiane”, shkruan portali italian Premium Sport.
“10 vite përjashtim për Skënderbeun për baste”, shkruan grekja Gazzetta.gr.
Shqiptarja.com