Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur dozat e ironisë për të përshëndetur hapin e madh drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka ironizuar Parlamentin Europian, për këtë vonesë duke u shprehur se “hoqi nga vetja njollën”. Rama ka theksuar gjithashtu faktin se Kosova është i vetmi vend që lëviz me viza në Europë, por duke e përshëndetur edhe hapin e hedhur sot.
Postimi i plotë:
Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë