Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është ka një rëndësi të veçantë sa meriton të vendoset në gjykatë nga gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave dhe fakteve, dhe jo sipas presionit politik dhe dëshitave të palëve.” Kështu u shpreh Ambasadori Amerikan Donald Lu, në lidhje me çështjen Tahiri, gjatë një interviste në emisionin “Real Story”.
Ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë më “bekimin” e politikanëve të cilët edhe e bekuan dhe kurrë muk e luftuan. Sot gjërat janë ndryshe.
“Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën prej vitesh kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika.” – u shpreh Donald Lu.