Sali Berisha, të enjten, deklaroi se vettingu për politikanët është një domosdoshmëri për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Ideja për një kontroll mbi politikanët, shihet nga ish-kryeministri si domosdoshmëri për shkak se askush nuk ka më shumë mundësi për të përdorur pushtetin për interesa personale se sa politikanët.
Berisha tha se vettingu është i dobishëm për të monitoruar pasuritë e politikanëve. Ai u shpreh se vettingu është i vetmi mjet për të gjurmuar kullat.
Në lidhje me mekanizmin që do krijohet për të funksionuar, Berisha tha se nuk është kundër edhe pranisë së ndërkombëtarëve si garant për funksionin e tij në politikën shqiptare.
Ish-kryeministri deklaroi se vettingu do kontrollojë pasuritë dhe lidhjet me krimin.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Blendi Fevziu, nëse ai i frikësohet një vettingu të tillë, Berisha deklaroi se nuk i frikësohet edhe nëse do të ketë edhe 1000 procese kontrolli.
Blendi Fevziu: Z.Berisha keni frikë për veten?
Sali Berisha: Edhe 1000 vittingje po të duash.