Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja në Top Channel është shprehur se Lulzim Basha do që të jetë i dyti gjithmonë.
Kjo sipas tij vjen sepse Basha e ka të pamundur ta mendojë veten se mund të jetë fitues, ndoshta sepse i mungojnë shumë cilësi të nevojshme për të qenë një udhëheqës.
“Në rast se Basha do ta pretendonte pushtetin, do të ishte njeriu i parë që nuk do të linte asgjë mbi tokë pa bërë që të kishte Reformë Zgjedhore, e cila do të shkundte sistemin dhe të kishte ndryshime Kushtetuese. Ky sistem, të paktën në 3 zgjedhjet e fundit ka sjellë një rezultat dramatik për PD-në apo partinë që drejton Basha. Ai nuk e bën këtë dhe po tregohet i pandershëm me aleatët e tij, por edhe me publikun”, – ka vazhduar Patozi.