Lëvizja e PDIU drejt Lulzim Bashës dhe opozitës pritet të sjellë largimin e një tjetër opozitari nga koalicioni kundër qeverisë.
Burime zyrtare nga PBDNJ, (Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut), e cila drejtohet prej Vangjel Dules, i thanë se kjo forcë politike, me vajtjen e çamëve në koalicionin opozitar, do ta braktisë Lulzim Bashën.
Forumet e PBDNJ-së kanë qënë vazhdimisht konseguente. Kjo forcë politike, që ka pasur qëndrime të qarta që në vitin 2009, kur braktisi koalicionin qeverisës me Berishën dhe doli në opozitë. Më pas në vitin 2013, PBDNJ erdhi në pushtet në koalicion me Ramën, por u largua sapo socialistët thirrën në qeverisje PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Që nga ai moment e deri më sot, PBDNJ ka qënë në opozitë në krah të Lulzim Bashës. Ky i fundit shumë shpejt nuk ta këtë më Dulen në krah, por pritet që nga pas t’i shkojë Shpëtim Idrizi, i cili në fakt ka tre deputetë, por ata duken se janë me socialistët dhe zor se kalojnë në opozitë.