Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti sot në seline e LSI-së në takimin e lamtumirës, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu.
Takimi ishte mjaft miqësor dhe Kryemadhi falenderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Më herët Kryemadhi ka adresuar një sërë sulmesh ndaj diplomatit të lartë lidhur me zhvillimet politike në vend dhe kryesisht vullnetit të tij për të çuar përpara reformën në drejtësi.