Nëse jeni fejuar së fundmi me një qytetar/e amerikan/e, ambasada bën apel që “ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju”.
“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt”, është thirrja ambasadës amerikane në Tiranë, në faqen zyrtare në Facebook.