Një tjetër tërmet ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. IGJEUM raporton se lëkundja është regjistruar sot në orën 04:51.
Sipas matjes, epiqendra ka qenë në Elbasan, në një thellesi prej 4 kilometer.Për fat goditja nuk ka qenë aq e fortë sa të shkaktonte panik e frikë. IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 dhe ndërkohë nuk ka raportime për dëme.