“Gjinia X”, kjo do të jetë alternativa e re në çertifikata pas përcaktimeve “mashkull” dhe “femër”.
Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i Nju Jorkut që u lejon prindërve të kenë mundësi të zgjedhin për fëmijët e tyre të porsalindur “Gjininë X”.
Ky vendim është pritur mjaft mirë nga transgjinorët dhe komuniteti LGBT që e kanë cilësuar atë historik.
Të rriturit tashmë mund të ndryshojnë në çertifikatën e tyre gjininë sipas përcaktimit të ri.
Disa shtete në SHBA si Kalifornia, Oregoni dhe Montana tashmë lejojnë ndryshimin e gjinisë në çertifikatë pa qenë nevoja për një autorizim mjekësor.
“Nju Jorku kampion botëror i barazisë. Sot është një ditë historike për Nju Jorkun, gjithmonë e më shumë kampion i barazisë”, tha anëtari i Këshillit të Qytetit Corey Johnson