Nancy Brophy, 68-vjeçare ka shkruar një libër të titulluar “Si të vrasësh burrin tënd”. Por, ky titull në dukje ironik, duket se ka pas edhe një histori të vërtetë thriller.
Burri i saj 63-vjeçar është vrarë dhe tashmë nën akuzë është pikërisht shkrimtarja nga Oregoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tre muaj para se të dilte libri, Daniel Brophy ishte vrarë me armë zjarri. Ai kishte marrë dy plumba që i shkaktuan plagë vdekjeprurëse.
Lajmin për ngjarjen e dha në Facebook pikërisht bashkëshortja e tij.
“Për miqtë e mi dhe të afërmit në Facebook, kam lajme të trishta për t’ju komunikuar. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë Dan Brophy, është varrë dje në mëngjes.
Në esenë e vitit 2011, në formë sarkastike renditeshin një sërë motivesh se pse duhej vrarë.
Ndërkohë, më herët gruaja kishte shkruar edhe dy tituj libra të tjerë të titulluar “Burri i gabuar” dhe “I dashuri i gabuar”.
Por, ajo përfundoi nën akuzë vetë pas vdekjes së bashkëshortit si e dyshuar për vrasjen.
Nancy Crampton-Brophy dhe viktima e saj e dyshuar Daniel C. Brophy, të cilin ai do të kishte vrarë në Institutin e Kuzhinës në Oregon