Komisioni Europian vendosi sot sanksione ndaj Hungarisë për shkak të politikave ndaj emigracionit, medias dhe shoqërisë civile.
Mocioni u miratua me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, raporton Radio Evropa e Lirë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i KE, Jean Claude Juncker, u shpreh se ky institucion i kundërshton të gjitha sulmet ndaj shtetit ligjor.
Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri hungarez, Viktor Orban u kundërpërgjigj duke thënë se shteti i tij po sulmohet për shkak të politikës së emigracionit, ndërsa shton se Hungaria do ti mbrojë të drejtat e veta dhe kufijtë edhe ndaj BE-së nëse është e nevojshme.
“Ju informoj se çfarëdo vendimi të merrni, Hungaria nuk do t’i nënshtrohet këtij shantazhi, Hungaria do të mbrojë kufijtë e vet, do të ndalë imigracionin e paligjshëm dhe Hungaria do t’i mbrojë të drejtat e veta, nëse është e nevojshme edhe kundër jush”, tha Orban.
Reagime pati edhe nga zv/Presidenti i Komisionit, Frans Timmermans, i cili tha se demokracia në vendet anëtare nuk mund të ekzistojë pa shtet ligjor dhe pa respektuar të drejtat themelore.