Nga Romeo Kara
Shkrirja e policive bashkiake, te cilat kurre nuk u ngriten ne nivelin e nje policie te vertete.
Me fondin e pagave te tyre, mund te merren ne pune mijera police shtese te vlefshem ne policine e shtetit, te cilet mund te perballojne problemet e kriminalitetit si dhe ato te bashkive;
Shkrirja e te gjitha policive private, të cilat jane bere mburoje e ligjeruar e krimit.
Fale ekzistences te ketyre policive, kriminelet milionere, zoterojne policite e tyre private, qe ne te vertete jane policite mafioze.
Sikur vetem keto dy masa te merren, pa asnje shpenzim shtese nga buxheti i shtetit, policia e shtetit mund te dyfishoje radhet e saj, ndersa krimit do t’i largohet mbrojtja reale e armatosur.