Sot, plot 20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, e mbushur me mister dhe me shumë autor imagjinar dhe real. Sot, pas njëzet vjetësh, askush nuk është ende i bindur, se ekzekutorët e tij janë ato që vuajtën dhe po vuajnë dënimin, por një gjë është e sigurtë, se hjeksi është ai që e urrente dhe kishte konflikte të mëdha me të Sali Berisha.
Lufta e paprecedentë mes tij dhe Azem Hajdarit, nuk është gënjeshtër dhe as përrallë. Rrëmbimi i partisë studentore, sipas udhëzimeve të Ramiz Alisë, duke futur kolonën e pestë mes studentëve, dihet nga çdo shqiptarë, që ka jetuar ato vite të stuhishme tranzicioni.
Ulja e Sali Berishës si kopil në karrigen e kryetarit të PD-së dhe e Fatos Nanos në atë të PS-së, ishte një udhëzim i partisë, një detyrë komunistash, që nuk kanë kala që nuk marrin. Por “ferra” nëpër këmbë, Hajdari dhe shokët e tij duheshin “pastruar” një herë e mirë.
Berisha nuk mund të jetonte me makthin Hajdari, sepse ose duhet të largohej i trembur për intrigat që thuri qysh në themel të PD, ose duhet t’i shtypte kokën “kundërshtarit”, që e rrezikonte, e pa asnjë mundësi shpëtimi, komunisti i orëve të para, në emër të Partisë Demokratike, në fakt të Partisë së Punës. bëri çdo gjë që duhet të bënte një komunist, i kthyer në bastard demokrat: Luftë për eleminimin me çdo kusht të djaloshit Azem Hajdari, me ideale krejt të tjera. nga ato të demokomunistit Sali Ram Berisha.
Rrahja dhe nxjerrja me dhunë nga greva e të burgosurve politik, padia në prokurori për dhunë ndaj një palaçoje të administratës së PD-së, shpifjet dhe fyerjet e paprecedentë në RD, ishin aksioni i parë i fuqishëm për ta denigruar dhe shkatërruar udhëheqësin e rinisë demokrate Azem Hajdarin. Duke parë se Hajdari nuk po tërhiqej, biles po bëhej një rrezik adekuat për komunistat që kishin uzurpuar PD-në, nuk ngeli gjë tjetër vetëm se skenari i eleminimit.
Nuk mund të japim detaje, sepse ekzekutimi i tij është mbuluar me mister dhe shpresa e vetme për ta zbardhur këtë krim ishte Izet Haxhia, por që rihapja e dosjes ka mbetur në dyshim. Na vjen keq, që zonja Hajdari vendos lule tek busti i bashkëshortit me Sali Berishën, i akuzuar si hjeksi i vrasjes së bashkëshortit të saj. Po ashtu, është për të ardhur keq, që palaço të të gjithë llojve flasin në respekt të tij, kur as nuk e kanë njohur dhe as nuk e kan takuar kurrë.
Por, e dhimshme është koha që iku, plot 20 vjet dhe akoma hjeksi tallet e gëzon si i hidhëruar për vrasjen e tij. Nuk kërkoj asgjë, por duhet të ndalohet tallja me Azem Hajdarin dhe fyerja kur armiqtë hiqen si miq dhe hedhin buqeta me lule nga halli, se shpëtuan.
Sot, kanë kaluar dy dekada nga eleminimi i tij dhe është e rëndësishme, se nëse nuk e nderojmë dot, të paktën t’i ndalojmë anti-Azemët ta fyejnë me fjalimet dhe hipokrizinë kriminale të tyre. Kjo mendojmë, se është detyra e zonjës Hajdari, si juriste, gjyqtare dhe gruaja e një prej figurave kryesore të ndryshimeve demokratike, që të kërkoi, pranoi dhe mos ta nderoi Azemin me hjeksat e dyshuar, pa u zbardhur e vërteta, që edhe djaloshi Hajdari, të prehet i qetë./Ekskluzive.al