osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

S’ka veting politik, por SPAK dhe Byro Hetimore që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës

S’ka veting politik, por SPAK dhe Byro Hetimore që të sekuestrojë pronat e peshkaqenëve të politikës

Propozimi i fundit i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për implementimin e një vetingu në politikë, ishte produkt i panikut që ka sjellë në skakierën politike reforma në drejtësi. Pa i hyrë thellësisht analizës së projektit Basha-Kryemadhi,  kuptohet qartë,  që ky ligj është një vrimë miu salvahajdutësh, për të shpëtuar lukuninë e të babëziturve, hajdutëve, të korruptuarve, që për fatin e keq të këtij kombi qëndrojnë në piedestalin e organeve ligjvënëse, ligjzbatuese dhe në administratën  shqiptare.
Në propozimin  e sipërpërmendur nuk kishte të përfaqësuar në asnjë paragraf të ti fjalën pasuri, sekuestrim pronash, apo dhe kontroll të të ardhurave ndër vite të klasës politike shqiptare.  Modeli veting është i qartë dhe i barazvlefshëm me atë që po ndodh në drejtësinë shqiptare. Mbi 90 përqind e gjykatësve, prokurorëve dhe gjithë sistemit të drejtësisë shqiptare është  e penalizuar nga mungesa e burimeve të të ardhurave që kanë deklaruar në ILDKP.
Vetingu, si  instrument është duke shkrirë një e nga një gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, duke rrëzuar një e nga një të gjithë personazhet që po kalojnë në sitën e këtij mekanizmi. Aq e vështirë është situata në gjyqësor sa nuk po gjenden njerëz që të krijojnë KLGJ, KLP dhe KED, duke çuar në paralizë totale sistemin, fakt që po krijon problematika kapitulluese për dhjetëra mijëra dosje të cilat presin dritën e gjykimit.
Opozita shqiptare si qëllim principal të saj ka vendosur bllokimin e procesit të vetingut, duke futur në ngërç ngritjen e dy mekanizmave tejet të rrezikshme për përfaqësuesit e korruptuar politikë, siç janë SPAK dhe Byroja Hetimore. Të jemi të sinqertë, SPAK dhe Byroja Federale e Hetimit do jenë organe shumë të ashpra inkuizicioni për politikën shqiptare. Reforma shqiptare në Drejtësi është më e plota dhe më e ashpra në të gjithë Evropën juglindore.
Nëse në Kroaci, Rumani apo dhe në Maqedoni kryeministrat përfunduan në burg në saj të Spak, në Shqipëri reforma ka hyrë në qelizë të sistemit duke spastruar rrënjësisht sistemin e akuzës dhe të gjykimit. Të ndodhur në këto kushte kapitulluese, politikanët mendjelehtë shqiptarë pretendojnë të shembin këtë sistem nëpërmjet një mekanizmi vetingu për politikën, duke bërë një amnisti për krimet e tyre që nisin që nga krimi i organizuar ekonomik, korrupsioni, mitmarrja, pastrimi i parave apo dhe bashkëpunimi me bandat kriminale. Të gjithë pa përjashtim, të majtë e të djathtë ndodhen përballë shpatës së demokleut që sot ka marrë nofkën veting.
I vetmi që e pranoi me dëshirë të plotë dhe e miratoi pa kushte procesin ishte Edi Rama, i cili miratoi një për një kërkesat amerikane për spastrimin e drejtësisë dhe padiskutim është meritë e tij kjo reformë shkatërrimtare për klasën politike shqiptare. Ashtu si Sanaderi në Kroaci edhe Edi Rama në Shqipëri i hapi të gjitha rrugët këtij procesi, duke ditur më së miri kostot që mbart ky proces i rrezikshëm për këdo duke përfshirë edhe vetë atë.
Gjithë pjesa tjetër e politikës shqiptare duke filluar nga Sali Berisha, Ilir Meta, ministrat e qeverisë Berisha, të qeverive socialiste kanë qenë kundërshtarët më të flaktë të kësaj reforme që lindi për të spastruar përfundimisht politikën shqiptare nga metastazat kanceroze të korrupsionit galopant. Propozimi i vetingut në politikë është një kambanë alarmi e  Likes,  Monës, Saliut, Cac sudes, Lulit dhe shumë të tjerëve që do ju vendoset aparati matës i pasurive të vëna në këto vite pushtet.
Ulërimat e Monës për oligarkët biznesmenë janë kamuflim i realitetit ekonomiko politik shqiptar. Biznesmenët shqiptarë janë pararoja e shoqërisë shqiptare që po ndryshon çdo ditë këtë vend, duke ndërtuar pa fund rrjete shërbimi, industri turizmi apo dhe industri të ndryshme duke ndryshuar gjithçka. Politika shqiptare si një plakë gërnjare grindavece nuk ka qenë kurrë në gjendje të ndjekë hapat galopantë të iniciativës së lirë shqiptare, duke e sabotuar në çdo moment me korrupsionin e saj. Janë mijëra biznesmenë shqiptare që lundrojnë në borxhe pa fund, duke investuar në projekte të guximshme, për të shtyrë para zhvillimin ekonomik të këtij vendi.
S”ka biznesmenë oligarkë Shqipëria. Oligarkët mund të gjenden në politikën shqiptare, duke filluar që nga Likja dhe Mona, Saliu dhe Liria, luli me xhafë e pa xhafë, të cilëve nuk ju numërohen vila, apartamentet e pallatet. Mjafton të kontrollosh Lalzin dhe shikon Saliun, Ilirin, Cacin me gjithë fondacionin e sudes mesdhetar,  Tit Vasilin, Haxhinaston e dhjetëra ministra dhe drejtorë të administratës publike.
Si u pasuruan këta njerëz me rroga duke qenë në shërbim publik, deputetë apo ministra?  Nga  brekëgrisur deri në vitet 2000, latifondistë tokash dhe posedues pasurish marramendëse. Kanë deklaruar rrogat, por dhe marifete që nuk ju justifikojnë pronat. Miliarda të deklaruar dhe qindra miliardë të padeklaruara kanë politikanët shqiptarë. Ilir Meta vilë në Lalës, apartament një kat në bllok, apartament vilë në Kodrën e Diellit. Fëmijë të arsimuar në Londër, studimi i të cilëve minimalisht ka shkuar mbi 500 mijë paund. Sali Berisha shpi në Lalës, shpi në lundër, shpi në rrugën e Elbasanit, zyra te godina e Bashkim Ulajt e dhjetëra pasuri lart e poshtë që zotëron së bashku me të bijën, djalin e dhëndrin. Lulzim Basha pallate, shpi, vila, diamante, florinj dhe vjehrrin xhafë si menaxher stoik i pronave të tij.
Për të vazhduar më pas me Anastas Angjelin, pasuritë e tundshme e të patundshme lëvizin mbi 10 milionë euro, këto të deklaruara se të padeklaruara as vetë ai nuk i di ku i ka. Gjithë zinxhiri drejtues i opozitës PD, hibrid opozitës LSI, dhe i mazhorancës aktuale ka pasuri të barabarta me buxhetin e shtetit në një 4 vjeçar. Ku i gjetën? Këta as hanë, as pushojnë, as udhëtojnë, as vishen, as shpenzojnë, por me rrogat 150 mijë lekëshe të jeni të garantuar që nuk i kanë bërë. Mona, Sali, Baba LIke, Luli, Caci Sudja, peshkaqeni më i ri në politikën shqiptare, Lalush Eri,  e shumë të tjerë duhet ta kenë të qartë se ska veting politik, por…
Spak, Byro Hetimore Gjykata speciale që do ju gërmojë çdo centezimo që i kanë zgrapur këtij populli./Spaten Suli