Rudina Hajdari ka qenë e pranishme në homazhet e zhvilluara sot nga demokratët me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së heroit të demokracisë, babait të saj, Azem Hajdari. Në fjalën e saj para të pranishmëve, Rudina ka guxuar të thotë të vërtetën në sy të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës.
Deputetja e PD deklaroi para bustit të të atit se atë që bëri ai në 7 vite, nuk mund ta realizojë askush në shtatë jetë, duke dhënë kështu mesazhin e qartë se as Berisha dhe as Basha nuk do të mund të bëjnë dot asgjë, e për më tepër të çojnë Shqipërinë në Evropë, siç donte Azemi.
“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si Europa. Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.