Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara, kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash të cilët janë njohur si grupi i Niklës.
Fillimisht kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun, që njihet si më kryesori i Niklës. Më pas janë shoqëruar veç Flamur Hakës, edhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).
Policia i ka ende nëpër furgona dhe presin të mbarojë aksioni ku do ti dërgojnë, Tiranë apo Durrës.