osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e shkarkimit: Rovena Gashit i dalin 930 milionë lekë “tepër”?!

Dosja e shkarkimit: Rovena Gashit i dalin 930 milionë lekë “tepër”?!

Nga Adriatik Doçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka arsyetuar vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi, e njohur si ish-krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me shumë organe ligjzbatuese shqiptare si dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Mia Roessingh, trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko ka arritur në konkluzionin se Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë me të ardhura të ligjshme të deklaruara.

Sipas KPK, Zonja Gashi dhe babai i saj N. G nuk justifikojnë 93 542 480 lekë pasuri. Sipas vendimit, nga analiza ka rezultuar se Rovena Gashi pasur një mungesë të aftësive paguese për blerjen e pasurive të paluajtshme, me të ardhura nga burime financiare të ligjshme, pasi bilanci total i këtyre viteve del negativ, me minus 7.823.954 lekë.

Ndërsa bilanci i përgjithshëm financiar babait të saj, N. G për periudhën 1990-2016, rezulton negativ, me minus 85.718.826 lekë. “Lidhur me kriterin e pasurisë, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarime të pamjaftueshme dhe nuk ka dhënë shpjegime bindëse, referuar pikës 3 të nenit 61 të ligjit nr. 84/2016 dhe parashikimeve të nenit D, pikat 1, 3, 5 të Aneksit të Kushtetutës.

Trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas parashikimit të nenit 59/1, germa “a”, të ligjit nr. 84/2016.

Në këto kushte Komisioni, bazuar në provat që disponon, në vlerësimin e çështjes në tërësi, si dhe në bindjen e brendshme, vendosi që subjektit të rivlerësimit, znj. Rovena Gashi, me funksion prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, aktualisht e pezulluar, t’i jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra”, thuhet në vendimin e arsyetuar.

Ndryshe nga subjektet e tjera, prokurorja pranë Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi nuk ka preferuar që të paraqitet para trupës gjykuese gjatë seancës dëgjimore, për ligjshmërinë e pasurisë së saj. Gashi nuk është përfaqësuar as me avokat.

Vendimi i KPK
1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rovena Gashi, me funksion prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, aktualisht e pezulluar.
2. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
3. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.