Një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur më kot për të shpëtuar jetën e 23 vjeçarit shqiptar Grei Frashëri, i cili u qëllua me disa plumba në Bruklin të Nju Jorkut të premten mbrëma të javës së shkuar.
Agjent i paidentifikuar publikisht hyri në veprim, por viktima nuk arriti të mbijetonte. Ai u deklarua i vdekur në “Langone Hospital”, pak kohë më vonë, thanë autoritetet.
Zyrtarët e policisë gjetën të paktën tre predha pasi mbyllën bllokun e banimit.
“Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës pas të shtënave. Reagimi i tij ishte i duhuri dhe ai duhet të përgëzohet”, tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar. Shërbimi Sekret nuk pranoi të identifikonte agjentin, për arsye sigurie.