A e mbani mend këtë fotografi? Është një dëshmi e dhimbshme e sulmit të 11 shtatorit . Nuk ka asnjë tragjedi të fiksuar aq shumë nga aparati fotografik, sesa sulmi 11 shtatorit 2001.
Megjithatë, një foto ishte më e diskutuara nga të gjitha: Njeriu që po bie. Në foto, ai largohet nga kjo tokë si një shigjetë. Ndonëse nuk e ka zgjedhur fatin e tij, ai duket se, në momentet e fundit të jetës, e ka përqafuar atë.
Identiteti i një personi, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentja e fotografit të Associated Press, nuk u konfirmua asnjëherë. Supozohet se pothuajse 200 njerëz u vetëhodhën duke shkuar drejt një vdekjeje të sigurt, duke konvertuar mënyrën e ikjes nga kjo botë, pra shmangur djegien dhe zgjedhur hedhjen. Më pas, mijëra trupa u gjetën nën ton çeliku dhe betoni, gjë që e komplikonte më tej identifikimin e viktimave.
Në dy hetime të ndryshme, padi dy versione të ndryshme të identitetit të personit në foto.
Së pari, ishte gazetari kanadez Peter Chaney që arriti në përfundimin se njeriu në foto ishte Norberto Hernandez, një kuzhinier i Ëindoës-it, restorantit të famshëm që ndodhej në majë të kullës veriore. Edhe disa anëtarë të familjes Hernandez ishin të bindur se bëhej fjalë për Norberton. Por pas një rishikim më të hollësishëm të fotografive të tjera, u arriti në përfundimin se njeriu “në fluturim” nuk kishte Norbertoja.
Në një hetim tjetër nga revista Esquire, gazetari Tom Junod arriti në përfundimin se mund të bëhej fjalë për 43-vjeçarin Jonathan Briley. Edhe ai ishte pjesë e stafit të Ëindoës-it që punonte aty si teknik.. Ekzistoi një teori se, nëse ishte me të vërtetë Briley, ai aksidentalisht ra nga restoranti dhe nuk u vetëhodh.
Kreu i rrjetit Ëindoës-it në botë, Michael Lomonaco, tha se ekzistonte një mundësi që vërtetë mund të ishte Briley. Edhe motra e tij, Gëendolyn, gjithashtu mendoi se në foito ishte Jonathan. “Kur e pashë për herë të parë foton dhe dallova aty një njeri të gjatë, thashë me vete: ‘sikur të mos e njihja mirë do mendoja se është Jonathan’”, tha Gëendolyn në vitin 2003.
Por dhe ky version ra. Identiteti i personit në foto kurrë nuk ndoshta nuk do të përcaktohet me siguri, por do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i spikatur i pafuqisë njerëzore përballë terrorizmit.
Ajo që dimë është nevoja për t’u përballur me këtë figurë dhe të pranojmë trimërinë e atyre shpirtrave që nuk kishin asnjë zgjedhje tjetër, të cilët përjetuan tmerrin e 11 shtatorit në formën e tij më të plotë.