osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plugu Edi Rama, i vuri “drizën” partisë së Idrizit, i zhduku tregun e punësimeve, deputetët, kauzën dhe partinë çame

Plugu Edi Rama, i vuri “drizën” partisë së Idrizit, i zhduku tregun e punësimeve, deputetët, kauzën dhe partinë çame

Krye-politologu i PDIU, u rikthye tek “vatha” e PD, brenda të cilës është futur edhe “mama-dhia” e LSI, Monika Kryemadhi, duke u bërë bashkë, gjithë “kopeja” e përzënë nga “kullota” (pushteti), me në krye “viçin e pa lëpirë” Lulzim Basha dhe “kaun” plak Sali Berisha

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, “anti-greku i përbetuar”, që bënë biznes makaronash importi me grekët, vendosi të divorcohet edhe me letra, nga koalicioni “rilindja”, 1 vit pasi erdhi rrotull “gardhit” të pushtetit të Edi Ramës, por askush nuk “ia bëri me shenjë” të futej brenda, duke e telendisur me shpërfilljë e mungesë pushteti (dmth lekë).

Më në fund, i bindur se për parti e tipa si “Shpëtoja”, ka përherë një strehë ngushëllimi e shprese, “cjapi i tufës” PDIU, u rikthye tek “vatha” e PD, brenda së cilës është futur edhe “mama-dhia” e LSI, Monika Kryemadhi, duke u bërë bashkë, gjithë “kopeja” e përzënë nga “kullota” (pushteti), me në krye “viçin e pa lëpirë” Lulzim Basha dhe “kaun” plak Sali Berisha.

Mirëpo Shpëtim Idrizi, po shkon fillikat në koalicionin PD-LSI, mbasi është shpartalluar totalisht, nga një sulm i heshtur i Edi Ramës, që i zhduki gjithçka kishte, duke i lënë vetëm logon e partisë “PDIU” dhe zyrat, gjysma e të cilave janë dhënë me qira për biznese, ndërsa në të tjerat dremisin e luajnë tavëll, anëtarët e mbetur të kryesisë, ndërkohë që deri para 1 viti, ashtu si LSI, kjo parti gumëzhinte nga kërkesë-ofertat, për shitje vendesh pune.

Tashmë, Idrizit i është “vënë driza” tek porta e partisë, ngaqë ka mbetur pa pushtet, mbasi edhe ato drejtori e pushtet lokal që ka si emër, pas “plasjes së puseteve” të korrupsionit, si Bashkia Rogozhinë, ISHSH, Fondi Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria e Targa-Patentat e Tiranës, AKU e të tjera, ia kanë dredhur e janë ngjitur “rilindjes”.

Edi Rama i shkatërroi Idrizit, grupin parlamentar, Qifen duke ia eleminuar me KQZ, “gocat” Reme Lala e Elein Xhina, duke ia marë “partizane” në grupin parlamentar të PS, ndërsa në “oturakun” e mbetur Dritan Bici, ish-kryetarin e Bashkisë që u bë miliarderë me shitje lakrash, dihet që e ka në “tepsi”, si ish socialist i “dhjerë” në korrupsion.

Përveç tregut të vendeve të punës e deputetëve, Rama i zhduki  partisë së Idrizit edhe kauzën e “Çështjes Çame”, duke bërë pazare me grekët, por i zhduki dhe partinë PDIU, të cilën si “pemë pa kokrra” që është katandisur (pa vende pune), nuk e përfill njeri.

Kështu ndodh, kur bredh “hu më hu”, por edhe sepse, politologjia akrobatike e kryetarit ish-kryedoganier, nuk parashikoi, që pazaret në majën e politikës e pushtetit, nuk janë si trau i doganës, që ulet e ngrihet në kufi, sa herë duhet të kalojnë maune e mushka, me mallra kontrabandë./Pamfleti