Amendamentet kushtetuese të propozuara nga Lulzim Basha për Vetingun e politikanëve, nëse do të miratohen nga Parlamenti, detyrojnë Sali Berishën, në cilësinë e deputetit që të deklarojë në një formularë të gjitha lidhjet e tij me njerëzit e krimit dhe terrorizimit. Vërtetësia e të dhënave që do të deklarojë Sali Berisha do të verifikohen nga një ekip i posaçëm në bashkëpunim me organet shqiptare dhe institucionet e huaja.
Nëse Kuvendi miraton projektligjin e Lulzim Bashës, pas të cilit fshihet dora e George Soros, Sali Berisha është në hall të madh. Berisha duhet të deklarojë lidhjet me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden, armikun më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose rrezikon të mashtrojë me formularin e kontrollit të figurës dhe të pranojë deri në 4 vite burg. Edhe nëse nuk e deklaron lidhjen, Berisha ikën nga politika, pasi amendamenti i Bashës thotë që “Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën”.
Agjentët e CIA-s amerikane kanë raportuar për lidhjet e forta të Sali Berishës me Osama Bin Laden. Një sërë portalesh, media prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar raportimeve të mediave të kohës, dokumenteve të Interpolit dhe informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, kanë raportuar se në 9 prill të vitit 1994, Osama Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarë të qeverisë vendase.
Dyshohet se Berisha është takuar dhe ka biseduar me Osama Bin Laden në këmbim të financimeve të ndryshme. “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase. Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden. Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Uashington Times” në vitin 2001./Pamfleti