Nga Romeo Kara
Vettingu me i mire, me i drejti, me reali dhe i me i deshirueshmi, do te jete vettingu i revolucionit, i organizuar dhe realizuar nga populli, kur t’i vere fshesen ketij sistemi kriminal politik, kur te shpronesoje deri ne qindarken e fundit keta rrugaçe te politikes, kur t’i kthehen popullit te gjitha pasurite e grabitura apo te dhena ne koncesion, kur te amendohen parashikimet ligjore rreth parashkrimit fitues qe favorizon krimet e ketyre 28 viteve dhe kur në Shqiperi te behet realisht zot populli dhe te vendoset drejtesia.
Asnje nga politikanet e permendur nuk ka cipe e moral per te bere vetting.
Politikanet tane, mund te ikin, siç edhe po ikin, me parate tona deri ne Indi, te iluminohen dhe vettingohen poshte e larte dhe shpirterisht, me metodat e Gurmeet Ram Rahim Singh, por perseri do t’a kalojne ate, qe kane me shume tmerr, gjyqin hakmarres te ketij populli.