osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politike U ‘gozhdua’ për deklaratën kundër Çamërisë, Tsipras bën kthesën e papritur, flet për dialog me Shqipërinë

Politike U ‘gozhdua’ për deklaratën kundër Çamërisë, Tsipras bën kthesën e papritur, flet për dialog me Shqipërinë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka bërë një hap pas, pasi u ‘gozhdua’ për deklaratën e tij se ‘çështja çame nuk ekziston’. Sot Tsipras u tregua më i zbutur në lidhje me marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, teksa mbajti fjalën e tij në Parlamentin Evropian, ku u përqendrua te dialogu, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rajon. Tsipras tha se mbështet dialogun e vazhdueshëm me Shqiperinë, ndërsa marreveshjen pas 26 vitesh me Mqedoninë e konsideroi model per vendet e tjera.

“Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjve tanë, me marreveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë”, tha Tsipras

Sipas kreut të qeverisë greke, marrëveshja e arritur për emrin e Maqedonisë është një model se si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet në rajonin tonë.

“Me këmbënguljen tonë arritëm marrëveshjen historike të Prespës si dhe kemi realizuar dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me Zaev dhe të kemi një marrëveshje me diplomaci dhe pa përdorimin e forcës. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur në një marrëveshje me interes reciprok, pa ndërhyrjen dhe ushtrimin e fuqisë por bazuar në diplomaci dhe dialog”, theksoi kryeministri grek.

Pjesa e parë e fjalës së Tsipras u përqëndrua tek përpjekjet e qeverisë dhe popullit grek për të kapërcyer krizën e borxheve. Kryeministri grek u shpreh optimist se vendi ia ka dalë që nga pjesë e problemit të BE-së të behet pjesë e zgjidhjes, megjithëse shumica ishin skeptikë për suksesin në fillim të mandatit qeverisës.