Pasi Rama i mbylli të gjitha shtigjet dhe i mori dy deputetet kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi nuk i mbetet derë tjetër. Ai po sheh mundësinë për t’ju bashkuar opozitë së kryesuar nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha. “Rrudhjen’ e partisë së tij Idrizi ia ka faturuar strategjisë së mazhorancë për të nxjerrë faktorin politik jashtë, si dhe ekzekutimit të mandateve të Tiranës dhe Fierit.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e bëri mëse të qartë vendimin: “Të gjithë e dimë se në Zgjedhjet Vendore 2019, ne kemi vetëm një aleat. Në koalicion me ne do të jenë vetëm qytetarët e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi dhe përballë kemi përsëri një aleancë politikanësh, që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.”
PDIU u largua nga koalicioni i djathtë në 2014-ën pasi në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës siguroi pesë mandate, ndërsa Idrizi u zgjodh në listat e PD. Koalicioni me PS nuk funksionoi, ndërsa në zgjedhjet e qershorit 2017 PDIU arriti të marrë vetëm 4 mandate, 3 në Elbasan Aqif Rakipi dhe Bujar Muça dhe Elena Xhixha, si dhe Reme Lala në Dibër. Rakipi dhe Muça të dy të larguar më pas, i pari për efekt të dekriminalizimit dhe i dyti dorëzoi mandatin. Ndërsa Reme Lala, e cila deklaroi publikisht pas zgjedhjeve se i është bashkuar Partisë Socialiste tha se bashkë me të është edhe kolegia e saj Xhixha, edhe pse kjo e fundit hiqet si “e pavarur”.