osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush e vrau Azem Hajdarin? PD si çdo vit vë “kujën” për të mjegulluar Berishën, Basha i rikthehet akuzës për Fatos Nanon

Kush e vrau Azem Hajdarin? PD si çdo vit vë “kujën” për të mjegulluar Berishën, Basha i rikthehet akuzës për Fatos Nanon

Më 12 shtator 1998, vritet në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj. Kjo vrasje, e cilësuar si “vrasja e shekullit” nga Ismail Kadare, është ende e mbuluar me mister. Ndërsa shumë njerëz ende pyesin: “Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?”

Pas ekstradimit në Shqipëri të Izet Haxhisë i akuzuar pë vrasjen e Hajdarit, tentativa për rihapjen e çështjes ka tronditur emrat që lakohen si të përfshirë, të cilët po përpiqen me çdo kusht për bllokimin e saj.

Gishti gjithmonë drejtohet tek Sali Berisha. Dhe si rrallëherë këtë përvjetor Partia Demokratike njofton në faqen zyrtare homazhet që do mbahen në nder të Hajdarit, dhe në një rresht specifikon alibinë që u ngrit pas ekzekutimit, “Heroi i Demokracisë Azem Hajdari u vra 20 vite më parë nga dora e krimit të lidhur me pushtetin.”

“Partia Demokratike njofton të gjithë anëtarët, militantët, dhe simpatizantët e saj si dhe mbarë qytetarët se nesër në orën 11:30 do të zhvillohen homazhe në nder të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, pranë memorialit të tij në rrugën Abdi Toptani. Heroi i Demokracisë Azem Hajdari u vra 20 vite më parë nga dora e krimit të lidhur me pushtetin. Demokratët dhe mbarë qytetarët janë të ftuar nesër në nderimin e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, simbolit të demokracisë, Azem Hajdari. Idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë” , shkruhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Duket si një rithim i akuzës së ngritur nga Berisha ndaj Fatos Nanos, kryeministër në detyrë në atë kohë. E ndërsa vijojnë lojrat e errëta të politikës gjithçka dihet është se vrasja e Azem Hajdarit, nuk ishte “rastësi”. Ajo është vrasje politike dhe se as familjarët e vetë Azemit duket se nuk janë të interesuar ta zbardhin. Argumentimi i arsyeve vetëm shton më shumë dyshimet mbi emrin që lakohet. Sali Berisha ka bërë dhe po bën gjithë përpjekjet dhe prapaskenat, që kjo dosje të mos hapet më kurrë, por të mbetet e mbyllur me dënimet që janë dhënë prej drejtësisë.

Dhe për sa kohë drejtësia do të jetë peng i presioneve, as sot e 100 vjet nuk do të merren vesh përgjegjësit e vërtetë të krimit, që të varrosin e të qajnë në përkujtimore.