Patjetër që Sali Berisha, nuk e ka harruar dhe nuk e harron dot, krimin e 12 shtatorit 1998, sidomos në 20-vjetorin vrasjes së Azemit, mbasi prej kaq vitesh, i është bërë makth që nuk e lë të qetë asnjë çast.
Por edhe nëse Saliu, bënë sikur e harron këtë datë, ia kujton “hija” e Azemit, që i shfaqet në rrugë, makinë, zyrë, ashensor, shtëpi, tualet e gjumë, duke e detyruar çdo 12 shtator, të shkoj t’i bëjë “nderimin” prej Jagoje, jo për të pastruar ndërgjegjen e gjakosur, por për ta maskuar.
Sali, pot a rikujtojmë! Po afron 12 shtatori, bëj gati lotët e krokodilit dhe lulet plastike, për ceremoninë “nderuese”, të 20-vjetorit të vrasjes së Azemit, siç ke bërë çdo vit, duke shprehur “pikëllimin e madh për mikun dhe bashkëpunëtorin tend, më të mirë e me dinjitoz”.
Sali, sa për kujtesë, lulet plastike i ke tek magazina e PD, janë ato të homazheve, që ke përdorur në 10 viter e fundit, të cilat pasi vendosen tek memoriali i Azemit çdo 12 shtator, rikthehen përsëri në magazinën e PD. Jep urdhër t’i lajnë, t’i bëjnë buqetë, t’i stilojnë, t’i parfumosin e të t’i sjellin tek zyra, më 12 shtator.
Mos harro, që 2 ditë më vonë, më 14 shtator 2018, ke përvjetorin e 2 të viktimave, të vrara gjatë sulmit të armatosur me zjarr, armë e blinda mbi kryeministri e Kuvend, me krye-tankist Izet Haxhiajn.
Sali, ke shumë data të tilla “historike”, si rrëmbimi dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, vdekjet e “befasishme” të 22 ish-drejtuesve të lartë të PD në Itali, në të njëjtin spital ku i dërgoje ti. Ke përvjetorin e Gërdecit, të 21 janarit, të vrasjes së Sokol Olldashit në “akident rrugor”, të kontrabandës së naftës me Milosheviçin e shumë “data gjaku”.
Sali, sipas skedimit që ka bërë “PAMFLETI”, në kuadër të “Vetting”-ut, për të evidentuar lidhjet të politikanëve me krimin, t’i rezulton i vetmi politikan shqiptar dhe i krejt vendeve, të tranzicionit post-komunist 28 vjeçar, që në çdo muaj ke nga 2-3 “data historike” krimesh, të bëra jo nga budallallëku, por nga shejtanllëku, maskarallëku, për fsheje të krimeve-me krime, nga cmira dhe ligësia gjenetike, për të marrë e për të mos lëshuar pushtetin./Pamfleti