Gentian Sala, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive ka dalë sot në një konferencë për media për të sqaruar qytetarët lidhur me ndërprerjen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës.
Gjatë konferencës Sala u shpreh se duke filluar nga sot 70% e popullsisë nuk ka akses në transmetimet analoge.
Ai tha se të gjithë mund të shohin kanalet falas përmes blerjes së një dekoderi dixhital.
Sala tha:
Sot Shqipëria ka numrin më të lartë të kanaleve pa pagesë. Është Call Center pranë AMA që i përgjigjet të gjitha pyetjeve nga më të thjeshtat te më të komplikuarat që kanë qytetarër. Sot ka përfunduar procesi për subjektet audio -vizive që me mendjen e tyre vendosin antena ku të duan e si të duan, por si Bashkimi Europian ta mbyllim këtë punë. Si qarqe me numër mund të ketë gjysëm por si popullsi janë mbi 70%”