Lidhur me propozimin e opozitës për vetting në politikë, ka reaguar ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Në një prononcim për News 24, ish-presidenti ka thënë se është dakort që vettingu në politikë të realizohet, por pasi të jetë realizuar vettingu në gjyqësor.
Gjithashtu Moisiu ka komentuar edhe vendimin e opozitës për bojkot, për të cilin ka thënë se nuk është dakoryt, pasi sipas tij problemet zgjidhe në Kuvend dhe me bisedime.
Vettingu në politikë është i domosdoshëm, por në fillim të realizohet vettingu në gjyqësor. Pas vettingut në gjyqësor të realizohet ai i politikës. Unë nuk jam dakort me bojkotin e opozitës. Problemet zgjidhen në Kuvend dhe me bisedime