Argjendari me një vlerë prej 800 mijë euro, u vodhën këtë të premte në Hotelin Ritz, në Paris.
Ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit francez, në Place Vendome.
Siç raportojnë mediat franceze, argjendaritë i përkisnin një princeshe saudite, e cila i kishte lënë në suitën e saj.
Por princesha nuk i kishte vendosur në kasafortën e hotelit të njohur parisien, i hapur prej pak kohësh pas një restaurimi të zgjatur në kohë.
Ndërkohë në dhomën ku ndodhi vjedhja, nuk ka asnjë shenjë të hapjes me forcë.
Ishte princesha ajo që bëri denoncim, duke bërë që policia të nisë hetimet.