Për të festuar vitin e parë të fejesës, Terry vendosi t’i jepte diçka të veçantë Anna-s së tij të dashur, diçka që në të vërtetë kishte për qëllim diçka më shumë se vetëm një çmim.
Ai vetë bëri një gjerdan druri Tasmanian që do t’ja jepte asaj ditën kur të festonin vitin e tyre të parë sëbashku.
Anna e tij e dashur ishte shumë e lumtur me dhuratën, ishte ajo që donte: diçka personale dhe e thellë.
Që nga ajo ditë, Anna e vinte varësen çdo ditë. Ajo praktikisht e hiqte atë vetëm kur shkonte për të fjetur.
Por ajo që nuk e dinte ishte se gjerdani kishte një sekret të madh.
Anna e mbajti gjerdanin për një vit e gjysmë, duke mos ditur se çfarë ishte brenda.
“Kishte disa momente kur isha shumë i shqetësuar, isha në krizë. Nuk doja që ajo ta zbulonte para kohe”, thotë Terri.
Por momenti më i keq ishte kur çifti, fillimisht nga Australia, ishte në fluturim me avion.
“Më kapte paniku kur kalonim pjesën e sigurisë. Mendoja se do ia hapnin gjerdanin dhe do më zbulohej gjithçka”, thotë Terri.
Së fundi, Anna dhe Terry shkuan në Skoci.
Më pas, Terry vendosi që të zbulonte sekretin e gjerdanit: brenda një gjerdani prej druri ishte një unazë fejese.