Deputeti i Kuvendit Anduel Xhindi i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë. 32-vjeçari nga Fieri, i vetmi beqar në grupin e socialistëve ka kurorëzuar dashurinë e tij.
Mësohet se dasma ka nisur prej ditës së sotme dhe do të vazhdojë gjatë gjithë javës, në kompleksin Blerimi në Lushnje, e ndërsa do të jenë mbi 450 të ftuar si asnjëherë më parë. Dita e hënë ka qenë e rezervuar vetëm për deputetët e PS-së, për të festuar këtë ditë të shënuar, ndërsa ceremonia e madhe do të mbahet me datë 16 shtator.
Madje në dasmë janë të ftuar përveç deputetëve të grupit parlamentar dhe gazetarët që mbulojnë seancat plenare të Kuvendit.
Në fotot e siguruara nga fotografi i Kuvendi Agim Rama socialistët shfaqen të shtensionuar teksa fetojnë me kolegun.
Andueli është djali i Fatmir Xhindit i cili ishte gjithashtu deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur tre mandate rresht, në një nga zonat e qarkut të Fierit, në Roskovec. Në 2 maj 2009 në moshën 49-vjeçare, Xhindi humbi jetën, pranë banesës së tij nga një atentat.