Procesit të “Veting”-ut në polici dhe operacionit anti-krim “Forca e Ligjit” edhe brenda uniformave blu, i është bashkëngjitur një dosje e “mykur” prej 7 vitesh, mbyllur prej ish-pushtetit “blu”, për ngjarje të ndodhura në vitet 2006-2013, duke përdorur kupolën e Ministrisë së Brendshme, prokurorinë dhe gjykata, si “kapak” për t’i mbyllur (groposur) pa zhurmë e pa dënime.
Bëhet fjalë, për rihapjen e dosjeve, për 113 zyrtarë e punonjës policie, të disa sektorëve, të cilët kanë trajtuar në terren, viktimat, të dëmtuarit prej aksidenteve rrugore e krimeve dhe kontrollet e banesave e bizneseve, gjatë veprimeve të kryera nëpër vend-ngjarje.
Sipas grupit të hetimit në organin e akuzës, që ka marrë në dorë këto “dosje speciale”, me skeda faktesh, për secilin prej shefave e punonjësve të policisë, rezulton se në harkun kohor të viteve 2006-2012, janë evidentuar 1235 raste grabitjesh të viktimave dhe të dëmtuarve në aksidente e krime, por dhe gjatë kontrolleve të banesave, veturave, kamionëve e bizneseve, duke u bërë shkak, për prishje provash të shumta në vendet e ngjarjeve.
Ndaj dhe brenda kësaj dosjeje, janë përfshirë dhe hetimet e bllokuara, për shefa e policë të forcave “RENEA”, për të cilët ka akuza të faktuara, se kanë kryer vjedhje sendesh e mallrash me vlerë, gjatë aksioneve për kontrolle të befasishme makinash, kamionësh, banesash e biznesesh të autorëve të krimeve në kërkim dhe personave të prangosur në flagrancë.
Gjatë këqyrjeve, të bëra në vendet e aksidenteve e krimeve, të kontrolleve në banesa e biznese dhe në makinat e braktisura gjatë aksioneve të ndjekjes policore, janë denoncuar shumë raste, për zhdukje sendesh personale me vlerë si ora dore, unaza, protofolë e çanta me lekë, varëse, byzylykë, celularë, syze, e pajisje të tjera, që kanë pasur personat e vrarë e të plagosur në krime dhe aksidente, por dhe ata që kanë brakisur makina, banesa e biznese.
Në këtë dosje, që rihapet pas 7 vitesh ngurosje, janë 411 denoncime me emra e fakte konkrete, të bëra nga familjarët e viktimave, nga vetë të dëmtuarit dhe personat e arrestuar, por dhe nga “spiunë’ punonjës policie, të cilët kanë qenë prezent në vend-ngjarje.
Informacioni që ka mundur të sigurojë “PAMFLETI”, thotë se në këtë hetim, janë përfshirë dhe ekspertësh rrugor, mjekë, morgu, infermierë e shoferë auto-ambulancash, urgjencash e spitalesh, ku janë çuar viktimat dhe të dëmtuarit.
Emrat e tyre, janë skeduar nga 411 denoncimet e bëra prej familjarëve dhe 1235 rastet e grabitjeve, të zbuluara nga organet e hetimit dhe SHISH, por që janë lënë në heshtje, prej “biznes” policisë, prokurorisë dhe gjykatave banda krimi.
Pyetja është kjo: – A do të bashkëpunojë ministri Fatmir Xhafaj, mbasi brenda dosjes së grabitësve të viktimave, ka dhe emra, që sot janë vartës të lartë e miq të afërt të tij e të vëllait të tij, që po bënë “stazhin” për trafik droge, në burgjet italiane?!/Pamfleti