Emra të tillë si Salianji, Strazimiri, Mima, Spahiu, Xhunkshi, Haxhinasto, Panariti, Vokshi, Grida, Noka, Alibeaj, Naço që janë objekt dhe subjekt i Vettingut të politikanëve dhe që duhet të japin llogari para drejtësisë, tregojnë sa seriozisht e ka opozita pastrimin e politikës shqiptare nga krimi, trafiku, abuzimi me pushtetin e oligarkia duke ua lënë në dorë këtyre deputetëve këtë proces
Lulzim Basha po bën të gjitha veprimet që të duket sikur e ka seriozisht për nismën ligjore të kalimit të të gjithë politikanëve në Vetting.
Pavarësisht se e ka “korrektuar” objektin e punës së këtij Vettingu, vetëm në hetimin dhe përjashtimin e politikanëve dhe zyrtarëve që kanë lidhje me njerëzit e krimit, duke lënë jashtë pasurinë e tyre, Basha po këmbëngul në nismën e tij.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar te PD, bëhet e ditur se Basha percolli te deputetet porosinë dhe mesazhet e shumta qe ka marrë nga qytetarët, qe sipas tij, kerkojne dhe duan nje Vetting ne politike.
“Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë.
Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”, mësohet të ketë thenë Basha.
Nisma për Vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.
1–Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 –Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 –Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 –Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.
Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune për të pasuruar me propozime platformën për çlirimin e qeverisjes nga krimi.
Duke e botuar të plotë listën e të katër grupeve të punës së ngritur nga Basha me mbështetjen dhe të kryetares së LSI Monika Kryemadhi, vihet re fare lehtë se në këto lista janë oligarkë, njerëz që kanë abuzuar me detyrën kur kanë qënë ministra dhe që nuk ndryshojnë aspak nga qeveritarët e Ramës për koncensionet e paligjshme.
Për të qënë më konkretë në atë që themi, mund të evidentojmë deputin Ervin Salianji, Xhemal Xhunkshi të PD dhe Petrit Vasilin e LSI që janë përzgjedhur për të bërë vetingun e politikanëve të lidhur me krimin, ndërkohë që janë vetë në proces hetimi pikërisht për këtë qëllim.
Salianji për “Babalen” e famshëm, Xhunkshi për lidhjen me grupet kriminale që dërgonin kundrejt pagesës prej 7 mijë euro ushtarakë shqiptarë në misione jashtë vendit, dhe me detyrën për ndonjë rrugë droge prej andej dhe Vasilin e lidhur me grupet kriminale të koncesioneve.
Po ashtu Enkelejd Alibeaj me vëllanë të burgosur, Gent Strazimiri që lëviz me armë pa leje në protesta, Flamur Nokën si ish agjent të UDB jugosllave apo Nasip Naçon që nuk la lehtësi pa bërë në favor të njerëzve të krimit si ish ministër i Drejtësisë, por dhe duke vjedhur tek METE.
Po ashtu grupi për çlirimin e vendit nga monopolët dhe luftuar oligarkinë përbëhet nga oligarkë dhe abuzues me pushtetin si Grida Duma që gjendet në telefonatën e fundit të të gjithë atyre që janë vrarë nga krimi dhe që ka shitur pallatet e ndërtuara prej saj nga katër herë, Florjan Mima që firmosi qindra koncensione për pastrim parash si ish ministër i METE, Albana Vokshi që ka kompani nafte, deputetë të PD këta.
Ndërkohë që LSI për të zhdukur monopolet dhe oligarkët vjen me emra të tillë oligarkë si Perparim Spahiu që ka bashkë me Metën ka monopolin e kromit në Dibër ku po vdesin herë pas herë puntorë nga kushtet e këqia të punës, Viktor Tusha që ishte të Burimet Natyrore pa llogaritur postin si kryebashkiak që vodhi sa u dënd. Por dhe Edmond Panariti që favorizoi njerëzit që ishin të lidhur me trafikun e drogës sa ishte në krye të Bujqësisë, Edmond Haxhinasto që nuk la gjë pa vjedhur te METE dhe Transportet, apo dhe Agron Çela dhe Lefter Koka.
Pra si të zgjedhur me “dorë” nga Basha dhe Monika, njerëzit e krimit, koprrupsionit dhe oligarkëet janë në këto grupe pune për të luftuar këto fenomene.
Me sa duket Basha dhe Monika ecin sipas teorisë së Shote Galicës që “plumbi nxirret me plumb”, por që stonon në realitetin e sotëm, pasi krimi, abuzimi dhe oligarkia nuk luftohen me hajdutë, të korruptuar dhe oligarkë. Ja sa seriozisht e ka Basha Vettingun e politikës.
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
PD
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Rudina Hajdari
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Klevis Balliu
LSI
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike që të ndëshkojë dhe jo mbrojë Bashkëqeverisjen e Edi Ramës me Krimin:
PD
Enkelejd Alibeaj
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi
Astrit Veliaj
Lindita Metaliaj
LSI
Silva Caka
Nasip Naço
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
PD
Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
LSI
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo
4 – Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.
PD
Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Jorida Tabaku
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu
LSI
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Agron Çela
Lefter Koka
Shezai Rrokaj