osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vetingu i politikës, Almir Rrapo shkarkon Ilir Metën si President

Vetingu i politikës, Almir Rrapo shkarkon Ilir Metën si President

Amendamentet e Lulzim Bashës për Vetingun e politikanëve shkarkojnë automatikisht Ilir Metën si President të Republikës së Shqipërisë. Nëse Sali Berisha edhe mund të mos deklarojë lidhjet me Osama Bin Laden dhe kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin, Ilir Meta nuk mundet kurrsesi të mos e deklarojë lidhjen me ish-sekretarin personal, Almir Rrapo.

Ky i fundit është dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasje, rrëmbime dhe zjarrvënie, si pjesë e një bande shumë të rrezikshme në SHBA. Rrapo rrezikonte dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm, por ia hodhi në vitin 2012 me 6 vite burg, pasi u kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë amerikane, duke rrëfyer edhe lidhjet me ish-shefin e tij, Ilir Metën.

Kur u arrestua në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe më pas u ekstradua në SHBA, Almir Rrapo ishte sekretar i Ilir Metës, ku ky i fundit ishte Ministër i Jashtëm. Sipas ligjit të Lulzim Bashës, Meta duhet të plotësojë një formular dhe të deklarojë të gjitha lidhjet me njerëzit e krimit të organizuar. Lidhja e Metës me Almir Rrapon është e njohur botërisht.

Presidenti, i cili sipas raporteve konfidenciale ndërkombëtare është një nga kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në Ballkan, nuk mund që të mos deklarojë lidhjet me ish-sekretarin e tij vrasës.

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Almir Rrapo është identifikuar si ish-sekretari i Ilir Metës. Vetë FBI, në një njoftim të saj në vitin 2012, ka deklaruar se i pandehuri Almir Rrapo ishte krye asistent i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, përkatësisht i Ilir Metës. FBI sqaroi gjithashtu se Rrapo akuzohej për vrasje, pengmarrje dhe veprimtari të paligjshme. “Prokurori amerikan raporton ekstradimin e krye asistentin të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i akuzuar për vrasje, pengmarrje dhe veprimtari të paligjshme. Preet Barbara,

Prokurori i SHBA për distriktin jugor të New Yorkut dhe Janice K. Fedarckyk, Asistent Drejtori i përgjithshëm i Zyrës së New Yorkut të FBI-së, raportuan ekstradimin e Almir Rrapos nga Shqipëria, për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme dhe pjesëmarrje në vrasje, rrëmbime, trafik të lëndëve narkotike, zhvatje, rrëmbim parash, zjarrvënie, pengim të drejtësisë, si dhe transport ndërshtetëror të të mirave të vjedhura. Rrapo u arrestua nga policia shqiptare më 2 korrik të 2010-ës, me kërkesë të SHBA-ve. Në momentin e arrestimit, Rrapo ishte punësuar si krye asistent i zëvendës kryeministrit të Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e FBI.

Në krye të amendamenteve të Bashës, theksohet se “Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën”. Ilir Meta, jo vetëm ka pasur kontakte me Almir Rrapon, por e ka pasur Rrapon sekretar personal, duke i besuar të gjitha letrat e diplomacisë./Pamfleti