osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sinjalet nga Brukseli: EU Reporter lidh hetimin e Shkëlzenit me hapjen e negociatave

Sinjalet nga Brukseli: EU Reporter lidh hetimin e Shkëlzenit me hapjen e negociatave

“Hetimi ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, vjen në një kohë kur Shqipëria ndihet nën presion nga Brukseli për të treguar se është një partner i besueshëm përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit”.

Ky është përfundimi në të cilin arrin një shkrim i publikuar ditën e djeshme nga “EU Reporter”, një media e njohur për lidhjet e saj të ngushta me Brukselin.

Artikulli reflekton zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e CEZ dhe rihapjen e hetimeve ndaj Shkëlzen Berishës, për përfshirjen e tij të dyshimtë në këtë aferë.

“EU Reporter” përqendrohet në dy elementë të dyshimtë të kësaj çështje, udhëtimet e Shkëlzenit në Pragë për t’u takuar me zyrtarë të CEZ përpara privatizimit dhe pagesën prej shtatë milionë eurosh të bërë nga çekët në llogarinë e Nuel Kalaj, pagesë për të cilën nuk dihet asgjë se ku kanë shkuar paratë.

Gjithashtu, “EU Reporter” thekson se dëshmitari kryesor i kësaj çështje, Romeo Karaj, gëzon aktualisht statusin e dëshmitarit të mbrojtur, për shkak të kërcënimeve me vdekje që ka marrë.

Me një gjuhë aspak diplomatike, artikulli shkon më tej duke theksuar se “hetimi për Shkëlzen Berishën vjen në një kohë kur Shqipëria ndihet nën presion nga Bashkimi Europian për të treguar se është një partner i besueshëm për hapjen e negociatave. Reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushtet kryesore të vendosura nga Brukseli për hapjen e negociatave”.

Në fund, “EU Reporter” shpreh habinë edhe për jetën ekstravagante që bën djali i ish-Kryeministrit në Tiranë, pasurinë e tij të madhe dhe udhëtimet ekzotike që bën me “modelen dhe ish-Miss Shqipërinë, Armina Mevlani”.

Bashkangjitur, përkthimi i plotë i artikullit të “EU Reporter”

Euroreporter: Rihapet çështja e korrupsionit ndaj Shkëlzen Berishës

Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, u thirr javën e kaluar nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës për të dëshmuar përsëri mbi lidhjet e tij korruptive, në privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike tek CEZ.

Në kohën kur rrjeti i shpërndarjes kaloi në pronësinë e kompanisë çeke, në vitin 2009, Sali Berisha ishte Kryeministri i Shqipërisë. Por, një numër provash për një aferë korruptive javë zbuluar së fundmi dhe Partia Socialiste e Shqipërisë akuzon ish-Kryeministrin për një dëm prej 414 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

Një Komision Hetimor Parlamentar u ngrit për të hetuar çështjen, por Sali Berisha refuzoi që të dëshmonte, duke e konsideruar komisionin politikisht të motivuar. Në janar të këtij viti, djali i tij, Shkëlzen Berisha u thirr nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me përfshirjen në këtë çështje. Kjo është hera e parë që një prokuror ka lidhur zyrtarisht emrin e Shkëlzen Berishës me aferën e dyshimtë të CEZ.

Shkëlzeni, gjithashtu pretendon se akuzat ndaj tij janë politikisht të motivuara, por Partia Socialiste në pushtet akuzon Partinë Demokratike dhe ish-Kryeministrin Berisha se po përpiqen të mbrojnë djalin e tij nga përballja me drejtësinë.

Sipas dëshmive të grumbulluara deri më tani, Shkëlzeni dhe një miku i tij, Nuel Kalaj, udhëtuan në Pragë disa herë për t’u takuar me zyrtarë të CEZ përpara privatizimit. Dyshohet se ata negociuan një marrëveshje korruptive në emër të qeverisë shqiptare dhe vetëm pak ditë pas nënshkrimit të kontratës midis qeverisë dhe CEZ, në llogarinë e Nuel Kalajt u depozitua një shumë prej 7 milionë euro prej kompanisë çeke, në dukje një “pagesë konsulence”. Prokuroria thotë se paratë u tërhoqën nga llogaria pothuajse menjëherë, por asnjë shpjegim nuk është dhënë për destinacionin e këtyre parave.

Disa prej provave kyçe të grumbulluara deri më tani vijnë prej Romeo Karaj, një ish-jurist në kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë. Ai gëzon aktualisht statusin e “dëshmitarit të mbrojtur”, pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë.

Progresi mbi hetimin e kësaj çështje korruptive vjen në një kohë kur Shqipëria ndihet nën presion nga Bashkimi Europian për të zbatuar disa reforma të thella, në mënyrë që të avancojë kandidaturën e saj europiane. Brukseli i ka vendosur si kushte kryesore, këtij vendi ballkanik me 3,5 milionë banorë luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të drejtësisë.

Vitin e shkuar, Parlamenti i Shqipërisë miratoi disa ligje me qëllim reformimin e sistemit gjyqësor, duke krijuar një procedurë të re vetingu në gjyqësor. Shqipëria po punon fort për t’i treguar BE-së që është një partner i besueshëm, me shpresën se negociatat e anëtarësimit do të hapen këtë pranverë.

Sali Berisha fshihet pas përpjekjeve të opozitës për të nxjerrë nga shinat këto përpjekje, me qëllim rikthimin në fuqi të regjimit të vjetër që ai ka kontrolluar. Partia Demokratike në opozitë po përpiqet të bllokojë reformën në drejtësi, duke penguar njëkohësisht administratën e Kryeministrit Edi Rama që të largojë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga pushteti gjyqësor.

Në mars të vitit 2017, Komiteti Hetimor Parlamentar arriti në përfundimin se ekzistonin prova të mjaftueshme që çështja CEZ të dërgohej në Prokurori, për të nisur një hetim penal ndaj Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt. Megjithatë, të dy të akuzuarit kanë refuzuar deri më tani që të bashkëpunojnë me këtë Komision Hetimor, pavarësisht se dyshohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë eurosh.

Shkëlzen Berisha është përfolur edhe më përpara për një numër skandalesh të tjera, përfshi atë të Gërdecit, kur një qendër ilegale e demontimit të municioneve pranë Tiranës shpërtheu në vitin 2009, duke vrarë 26 persona e duke plagosur më shumë se 300 të tjerë.

“Wikileaks” ka publikuar prova se Shkëlzen Berisha telefonoi ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, katër herë brenda pak minutave që pasuan shpërthimin. Ai kishte gjithashtu lidhje të ngushta me pronarin e asaj qendre, Mihal Delijorgji, i cili u dënua me shtatë vjet heqje lirie pas aksidentit. Pavarësisht këtyre provave, Gjykatat hodhën poshtë të gjithë akuzat ndaj familjes Berisha.

Shkëlzen Berisha është gjithashtu i njohur në Shqipëri për një stil tejet ekstravagant jete. Ai është pronar i dy vilave të shtrenjta në periferi të Tiranës, i disa apartamenteve dhe udhëton vazhdimisht në destinacione ekzotike. Ai është aktualisht i lidhur me Armina Mevlanin, një modele dhe ish-Miss Shqipëria. /LEXO.AL

Artikulli original në: https://www.eureporter.co/frontpage/2018/02/14/albania-corruption-case-reopened/