Deputeti socialist Erjon Braçe, ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike, në lidhje me mendimin e BE-së se si duhet vepruar për ndërtimin e Teatrit të ri.
Braçe thotë se PD thërret fitore, pasi do të bëhet pjesë e tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri.
“Po lexoj se Partia Demokratike, po bertet: Fituam ne për Teatrin, BE na dha të drejtë.
Tani, nje pyetje kam;
Keta, Lulzim Basha me shoke, luftuan per te mos u prishur godina me tallash e Teatrit apo luftuan per tu bere pjese ne tender?
Nga gjithe cfare po thone, kuptoj se e gjithe kauza paska qene pjesmarrja ne biznes! Kaq!
Po aktoret?!
Ja ky eshte Lylzimi juaj, ai qe ju doli zot!
Tani, per cdokend ne kete vend, BE vlereson perpjekjen per te ndertuar teatrin e ri dhe kerkon gare per oferten me te mire!
Shqip;
Teatri i ri do te ndertohet”, shkruan deputeti socialist.
BE në përgjigjen e saj për Teatrin, thotë se nuk sheh shkelje për ndërtimin e tij, vetëm se duhet të ketë më shumë se një ofertë.
Pra, duhet të ketë garë për ndërtimin e Teatrit të ri.