Igor Dodon, presidenti moldav, është përfshirë në një aksident të tmerrshëm teksa udhëtonte me makinën e tij.
Një kamion që ndodhej në korsinë përballë, në autostradën Chisinau-Calarasi, ka humbur drejtimin e mjetit duke u përplasur me makinën e presidentit.
Pavarësisht kësaj, kreu i shtetit ka mbetur fatmirësisht i pa lënduar dhe nuk ka pasur nevojë për kurime mjekësore, ashtu siç raporton këshilltari i presidentit moldav, Maxim Lebedinsky, në një post në Facebook./BW