osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Matteo Salvini i Suedisë/ Një profil i Jimmie Akesson, nga varësia e lojërave të fatit te “lufta” me emigrantët

Matteo Salvini i Suedisë/ Një profil i Jimmie Akesson, nga varësia e lojërave të fatit te “lufta” me emigrantët

Në fjalorin e tij politik nuk ka asnjë fjalë raciste, por në programin elektoral të partisë së tij parashikohej pezullimi total i të drejtës për të kërkuar azil në Suedi dhe shkurtim buxheti për të huajt që jetojnë atje. Në fushatën elektorale, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson, propozoi daljen e vendit nga BE-ja. Idetë e tij gjetën mbështetje te 1 në 5 suedezë. Këtë treguan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të të dielës, që e rendisin të dytën partinë e ekstremit të dhjathtë (me 18% të votave).

“Il Messagero” ka bërë një profil të 39-vjeçarit suedez, që synon t’u bashkohet figurave të njohura populiste në Europë si Metteo Salvini dhe Viktor Orban.

Thembra e Akilit për Akesson është pasioni për videopokerin. Sipas Radios Suedeze, në vitin 2014, ai ka humbur në lojën online plot 70 mijë dollar. Akesson e ka akuzuar radion se ka tentuar t’i prishë imazhin me lajme të tilla.

Para se t’i hynte politikës, Akesson ishte një dizajner rrjeti. I biri i një menaxheri dhe një asistenteje sociale, ai e nisi universitetin por nuk e mbaroi. Kundërshtimi me forcë i emigracionit ka qenë për vite me radhë kali i tij i betejës. Megjithatë, është gjithnjë i kujdesshëm që ky qëndrim i tij dhe partisë që drejton të mos hyjë në terrenin e racizmit. “Nuk jemi racistë, nuk jemi ksenofobë. Të gjithë ata që mbanin qëndrime ekstremiste janë larguar nga partia që në 2010-n”, thotë ai.

I rritur në një vend që mirëqenien e ka pasur gjithnjë pikën e fortë, Akesson ka një tjetër ide për shtetin social. Ai mendon se duhet një shtet ekskluziv, që e vë theksin te mbrojtja e qytetarëve skandinavë. Të tjerët jashtë. Duket se ky qëndrim ka gjetur mbështetje në vendin me 10 milionë banorë, që në vitin 2015 u hapi derën 160 mijë emigrantëve.

Rritja e partisë së tij shënon nisjen e një periudhe pasigurie në Suedi. Me një qeveri të dobët që pritet të formohet, mundësia e zgjedhjeve të reja dhe rreziku që nacionalistët e Akesson të ndryshojnë ekuilibrat mbeten reale në muajt e ardhshëm. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Akesson rrezikon qeverinë. Në vitin 2014, kur kishte më pak vende në Parlament, partia e tij bllokoi një ligj të propozuar nga qeveria e kryeministrit Lofven dhe vendi rrezikoi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.  (TemA TV)