Pas deklaratës së Brukselit se Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri nuk shkel asnjë marrëveshje me BE-në, një reagim ka ardhur nga kryebashkiaku Veliaj.
Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se kjo është një ditë e re për Tiranën dhe një mbështetje masive për progresin.
“Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian! Lajm i shkëlqyer! Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta”.
Por PD-ja vazhdon të bëhet qesharake me kauzat e saj. Ja çfarë shkruan për fitoren e humbjes me anë të komikut Genc Pollo:
“BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.
BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.
Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.”
Në asnjë gërm të BE-së jo fjali nuk shkruhet një gjë e tillë. Është vetëm një amendim i shtuar në ligj i cili nuk ka lidhje me ato që thotë Pollo. Ndërsa beteja e PD për të vendosur ajo për fituesin, duke tejet e pabesushme, sepse nuk ka vota as për ta kundërshtuar e jo më për ta aprovuar.
Ja vendimi i BE-së:
Shefja së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Matuella shkruan se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare.
“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.
Kjo është përgjigjia dhe e ndërton Fusha apo e ndërton Mali, Teatri do prishet dhe do ndërtohet i riu. PD nuk e ka hallin tek teatri, por kërkon të krijoi kauza boshe, duke sulmuar biznesmeni Fusha, i cili në fakt ka qenë një nga njerëzit afërt të saj e që ka ndërtuar në Tiranë, me firmën e Bashës dhe Berishës, por siç duket tani nuk i njeh më, sepse biznesi privat nuk njeh parti./Ekskluzive.al