Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani, nga PS. Përjashtimi i deputetit Gjetani nga grupi i PS u kërkua nga kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS të premten e 7 shtatorit.
Rama ja komunikoi live përjashtimin deputetit Gjetani, ndërsa nuk kishte një vendim. Sot, teksa kryeministri ndodhet në SHBA, grupi parlamentar i PS, nën drejtimin e Taulant Ballës, ka votuar si ‘turmë’ përjashtimin e deputetit.
Gjetan Gjetani u përjashtua nga PS, pasi sulmoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe drejtuesit e policisë së Kurbinit, se nuk janë të aftë të luftojnë krimin.