Gazetari Bledi Mane në rrjetin etin social ka publikuar një foto të ish-presidentit Nishani ku duket në aeroportin ‘Ataturk’ i vetëm.
Mane thotë se tashmë që ai është pa pushtet, telashet nuk i kanë mbaruar, shuml shpejt do të përballet në gjykatë me trajnerin Panucci pasi e ofendoi, ndërkohë që shkon në Turqi për konsultë i vetëm, askush nuk e shoqëron.
Gazetari më tej ironizon për vetminë e tij dhe se tashmë pa pushtet nuk i duhet askujt as Berishës, as fëmijëve dhe as gruas.
Statusi i plotë:
FOTO EKSKLUZIVE/ BRAKTISJA E TURPSHME E JARIT
Ish presidenti i Republikes Bujar Nishani duket se po kalon kohë të vështira. Tashmë që nuk është më në pushtet edhe telashet nuk e lenë rehat. Shume shpejt do perballet ne gjykatë me trajnerin italian Panucci pasi kete te fundit e ofendoi publikusht e ndërkohë që vazhdon konsultat me mjekët turq në spitalet e Stambollit, nuk shoqërohet nga askush.
Në foto duket Bujar Nishani në aeroportin nderkombetar “Ataturk” totalisht fillikat. Tashmë që nuk është president Jari nuk i duhet as tutorit te tij Berishë, as partisë së tij të dytë madje as familjes së tij.
Ka dy fëmijë dhe një grua por nuk ia kanë ngenë ta shoqërojnë babain dhe bashkëshortin e sëmurë. Nëse dikush e njeh Odeta Nishanin, tregojani këtë foto dhe bëjini të fala nga ana ime!