osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA e BE refuzojnë “vettingun” e Bashës: është kurth politik, kërkon amnistinë e sheikëve të politikës

SHBA e BE refuzojnë “vettingun” e Bashës: është kurth politik, kërkon amnistinë e sheikëve të politikës

SHBA dhe Bashkimi Europian e kanë konsideruar një kurth politik propozimin e Lulzim Bashës për të hequr kriterin pasuror në draftin që PD ka dorëzuar për vetingun e politikanëve.

Siç mësohet nga burime diplomatike, nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, misioni i BE-së dhe ambasadat kryesore të shteteve të Bashkimit Europianë kanë dërguar sinjale të qarta në selinë blu që të mos “luhet me zjarrin”.

Kështu e kanë konsideruar ata prekjen e thelbit të procesit të vettingut, që është rivlerësimi apo kalimi në sitë i pasurisë.

Lulzim Basha ka përgatitur një draft ku kërkon largimin e politikanëve që kanë kontakte me qarqe të krimit të organizuar. Por kjo është vetëm njëra anë e procesit të vettingut të filluar me drejtësinë shqiptare.

Thelbi i tij që po trondit Pallatin e korruptuar të gjyqësorit është pikërisht nxjerrja në pah e milionave që gjyqtarët e prokurorët kanë bërë gjithë këto vite.

Drafti i PD-së që është dorëzuar në Kuvend thekson: 1.Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

2.Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.

Por sipas ambasadës amerikane dhe përfaqësive të BE-së, heqja e kriterit të pasurisë është një kurth i pastër politik, pasi ngre precedent që pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit por edhe Prokurorisë Speciale, kriteri pasuror të mos jetë pjesë e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”.

Përveç sinjaleve dërguar selisë blu, i është kërkuar Edi Ramës që të mos bëjë marrëveshje për këtë kurth, pasi do të mbajë përgjegjësi të rëndë.

Nëse miratohet, ky lloj vetting hybrid i vë kazmën reformës në drejtësi dhe planit amerikano- gjerman për pastrimin e politikës.

Ka sinjale se gjithçka bëhet për të amnistuar politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar.

Ligji I Përgatitur Nga Basha Për Vettingun E Politikës, Duke Pasur Si Ndalesë Kontaktet Me Grupet Kriminale Është  Mot-À-Mot Ligji I Dekriminalizimit, I Cili U Zbatua Në Mënyrë “Spartane”, Duke Menduar Që Në Fillim Persona Dhe Jo Koncept Ligjor./Pamfleti