Futbolli dhe shkolla shkojnë krah më krah me njëri-tjetrin. Sidomos nëse protagonist është Kylian Mbappe.
Futbollisti i Paris SG ka zgjedhur përfundimisht një nga pengesat më të vështira gjuhësore për t’u kuptuar dhe për të shpjeguar.
Përshembull M+B ose M+P është një nga armiqtë më të këqij të gramatikës. Eshtë e vështirë të mësohet shqiptimi, sidomos nga fëmijët.
Në Francë problemi është zgjidhur nga “Le Figaro”. Në shkollat e këtij vendi do të ekzistojë “rregulli Mbappe”. Një mënyrë për të shmangur gabimet…
Një profesor në Francë gjatë një diktimi, për t’i lejuar fëmijët të mësojnë mirë shkrimin e shqiptimin e “m+p” dhe “m+b”, si dhe për të dalluar ndryshimin mes tyre, ka shkruar në tabelë “Mbappe, kampion i botës”. Fjala e parë ka MB, e dyta MP.
Pikërisht ky shkrim i profesorit në tabelën e zezë ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Idhulli i tyre në fushën e lojës i ndihmon fëmijët nga e gjithë bota të mësojnë më mirë gjuhën.