Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka sulmuar Presidentin shqiptar, Ilir Meta, por edhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët nuk i dalin kurrë për zot popullit të tyre.
Hoxha sjell në vëmendje fjalimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të mbajtur mbrëmjen e të shtunës para përfaqësuesve të serbëve në Zvecan, ku ai i porosit qytetarët e tij të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë, asnjë pronë, asnjë banesë në Kosovë, duke i garantuar se nuk janë vetëm.
Këtë gjë, shkruan Hoxha në ‘Facebook’, do kishte shumë dëshirë ta dëgjonte nga Presidentët Meta e Thaçi dhe do të kishte përjetuar një emocion të papërshkrueshëm. Ndërsa me ironi shton se kjo është një ëndërr, por bën vaki mund të dalë e të bëhet realitet, pra që dhe krerët e shtetit shqiptar t’i dalin për zot tokës së tyre.
“Kete fjalim qe presidenti Vucic ka mbajtur te shtunen ne mbremje para perfaqesuesve te serbeve ne Zvecan, do te kisha dashur ta mbante nje dite ne Presheve, Bujanovc apo Medvegje, presidenti i Shqiperise ose presidenti i Kosoves. Shikoni si Vucic i porosit te vetet te mos leshojne asnje pellembe toke, asnje prone, asnje banese ne Kosove. Si i garanton se ata nuk jane vetem, se pas tyre eshte Serbia. Degjoni si i garanton se Serbia po fuqizohet, dhe se duke u forcuar Serbia do te jete me mire per ta….
Nuk e di cfare emocionesh do te perjetoja nese nje dite do te degjoja te njejtin fjalim mbajtur nga presidenti Meta apo Thaci me shqiptaret e Lugines, Ulqinit, Plave-Gucise etj, qe te mos leshonin asnje pellembe toke shqiptare, asnje prone, asnje banese. Se ata nuk ishin vetem, se pas tyre ishte Shqiperia dhe Kosova, te cilat duke u fuqizuar vet ekonomikisht, do te fuqizonin dhe shqiptaret e mbetur jashte kufijeve shteteror… Endrra jane, ben vaki dhe dalin….”, shkruan Hoxha.