Ish-aleati i Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu, është talluar keq me kreun e PD dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahiu risjell në kujtesë deklaratën e Bashës dhe Berishës se në muajin shtator do të ketë revolucion për nxjerrjen e Ramës nga zyra e kryeministrit.
Në këtë kuadër, Spahiu pyet me ironi se kur do të fillojë revolucioni, apo nëse është lënë për në vitin 2019. Ish kreu i AK shkruan në një postim në rrjetin social, se nuk është shumë i qartë, nëse bëhej fjalë për shtatorin e këtij viti, apo per atë të vitit të ardhshëm.
“Ju lutem m’thoni, a filloi Revolucioni që premtoi PD në shtator? Apo do jetë në 2019”, shkruan me ironi Kreshnik Spahiu.
Kreshnik Spahiu u la jashtë listave të përbashkëta më PD në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar nga Lulzim Basha.