osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

‘Mbështes ata që dhanë shpirtin për mua’, vajza që mposhti kancerin në krah të Gjetan Ketës (Foto)

‘Mbështes ata që dhanë shpirtin për mua’, vajza që mposhti kancerin në krah të Gjetan Ketës (Foto)

Në vitin 2013 një foto u bë virale në rrjetet sociale, ku e reja e diagnostikuar nga një tumor i rrallë kërkonte ndihmë nga njerëzit për ta mposhtur kancerin. Ajo është Ambra Meda dhe sot është në gjendje perfekte shëndetësore përveç kontrolleve të herëpashershme që duhet të bëjë. Një nga familjet që i zgjati dorën vajzës së sëmurë ishte familja e boksierit shqiptar Gjetan Ketës. Ata e mirëpritën në shtëpinë e tyre dhe mbuluan një pjesë të mire të shpenzimeve.

Mbrëmjen e kaluar Meda ka qenë e pranishme në ndeshjen që boksieri Gjetan Keta mundi boshnjakun Sladan Janjanin duke u shpallu kampion bote. Para pak orësh Ambra ka bërë dy postime ku ka shprehur emocionet për njerëzit që e ndihmuan dikur.

Foto e publikuar nga Ambra Meda

“Vijnë momente në jetë kur lutesh dhe përlotesh njëkohësisht. Erdha të përkrah ata që dikur dhanë shpirtin që unë të buzëqeshja sërish. Dua t’ju shoh gjithmonë kështu me fitore të tilla që të ngrejnë zemrën peshë dhe të bëjnë të kuptosh se FAMILJA ËSHTË GJITHÇKA!”- shkruan ajo në postimin e parë në Instagram ku shihet përkrah Gjetanit.

Foto e publikuar nga Ambra Meda

“Ndërsa ky postim shkon për atë, që e shihja të shqetësuar në çdo moment teksa i jepte zemër Gjetan Ketës. Për atë, që më mësoi se në jetë duhet të bësh gjithçka që të buron nga shpirti për të qenë një kampion i mirë brenda teje. Faleminderit që më mësove të mos dorëzohem dhe sot të jem më e fortë se kurrë! Përtej fitores së ndeshjes, ju keni fituar zemrat tona. Urime!”- vazhdon më tej bukuroshja Meda në dedikimin për djalin tjetër të familjes Keta, Ismailin./Shqiptarja.com