Ndoshta ju nuk e dini por, kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua i kanë vjedhur range Roverin me vlerë 150 mijë paundë.
Por, Joshua është zotuar se do ta gjejë me çdo kusht njeriun që ia ka vjedhur makinën luksoze.
Range Roveri ka të gdhendur në të firmën e boksierit më të mirë të momentit dhe është vjedhur pikërisht pak ditë para ndeshjes së britanikut kundër rusit Alexander Povetkin, në të cilën Joshua do të mbrojë titujt e tre versioneve: WBA, IBF dhe WBO.
Makina e tij ndodhej në shtëpinë e një të afërmi në Londër kur u vodh, teksa Joshua është duke u stërvitur në Sheffield të Anglisë për ndeshjen e radhës.
Fatmirësisht në makinë nuk ndodheshin rripat e kategorive ku Joshua është kampin, por policia ka publikuar foto të hajdutit që vodhi makinën.
Megjithëse boksieri është shumë i pasur, kjo vjedhje e ka acaruar dhe ai mendon se e kanë bërë qëllimsiht që ta shpërqendronin në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme.
Një i afërm i Anthony Joshua tha:
Megjithatë, makina ka një GPS dhe shumë shpejt do të gjendet. Ata që e kanë vjedhur do të pendohen, Anthony është thjesht i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të rikuperohet makina.