Richard Jones nga Kansas i SHBA-ve ngjashmëria me një kriminel i ka kushtuar 17 vjet burg.
Metro shkruan se Jones kërkon rreth 1 milionë paund dëmshpërblim nga shteti, më shumë se 50 mijë paund për çdo vit që ka kaluar në burg.
“Më mori një pjesë të mirë të jetës, të cilën nuk mund ta kthej më. Po mundohem të qëndroj i fortë në jetën time të përditshme “, u shpreh ai.
Vajzat e 42-vjeçarit, të cilat nuk arriti t’i rriste, tani janë 24 dhe 19 vjeç, por ai gjithashtu është bërë gjysh.
Jones u dënua në vitin 1999 për akuzën “grabitje e armatosur”, pasi një dëshmitar tha se e kishte parë dhe se ai ishte hajduti